Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Dita jonë” kujton ditëlindjen e Naim Frashërit, familja e tij kontribuoi për çështjen kombëtare

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 07:23 | Lifestyle
“Dita jonë” kujton ditëlindjen e Naim Frashërit,

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje, ai mori edhe mësimet e para. Më 1865, familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllain më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”. Më vonë, punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës në zyrën e shtypit. Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria”.

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe.

Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. “Bagëti e bujqësi”, “Histori e Skënderbeut” janë disa prej veprave të tij letrare, që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë