Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Eksperti: Me Bashkinë e Tiranës po planifikojmë edukim për karrierën që në klasë të tretë

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 21:26 | Sociale
Eksperti: Me Bashkinë e Tiranës po planifikojmë edukim për

Eksperti i karrierës, Sokol Avxhiu, i ftuar në studion e “A2 Business”, në A2 CNN, ka zbuluar se po planifikohet nisja që në klasën e tretë të edukimit për karrierën.

“Me Bashkinë e Tiranës po planifikojmë të nisim që në klasën e tretë edukimin për karrierën. Duam të nisim këtë gjë për klasat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10 dhe 11. Jo në klasat 9 dhe 12, pasi në këto klasa është kristalizuar ideja. Edukimi për karrierën duhet që ta fusë nxënësin që në fillim në një proces reflektimi lidhur me profesionin dhe atë që ka në treg. Ka shumë profesione në treg që janë të panjohura”, tha Avxhiu.

“Ne inkurajojmë të rinjtë që të njohin nga afër edhe punën, edhe profesionet. Roli i këshilluesve është që t’i informojë se cilat aftësi mund të zhvillojnë”, shtoi eksperti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë