Finalja e Conference League, kartolina më e mirë për të promovuar Shqipërinë

Publikuar më: 25/5/2022, ora 13:47

Finalja e Conference League, kartolina më e mirë për të promovuar Shqipërinë

Publikuar më: 25/5/2022, ora 13:47

Evenimentet e rëndësishme sportive janë një kartolinë e mirë për promovimin e vendit organizator. E tillë është dhe finalja e Conference League që zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Profilet zyrtare në rrjete sociale të dy ekipeve finaliste kanë bombarduar ndjekësit e tyre me video nga Tirana dhe stadiumi ku do të luhet ndeshja e rëndësishme.

Ekipi i Romës, që numëron 4,4 milionë ndjekës në Instagram, tregon mënyrën se si tifozët mund të shkojnë në stadiumin Arena Kombëtare, posterin e dedikuar për trajnerin e tyre në Universitetin e Tiranës dhe kushtet në zonën e dedikuar për fansat.

Të njëjtën strategji ndjek dhe ekipi holandez. Feyenoord, me rreth 550 mijë ndjekës në Instagram, ka publikuar video se si mund të shkohet në stadiumin e finales. Gjithashtu ka publikuar një tur të nisur në sheshin Skënderbej në Tiranë, ku ky vogëlush i shënon një gol ekipit kundërshtar, Romës. Më pas kalohet në fan zonën kushtuar tifozëve të Feyenoord, ku atmosfera duket tejet e ndezur, në pritje të rezultatit final.