Grupi i armatosur sulmon dy lokale dhe një hotel në Meksikë, 11 viktima

Publikuar më: 25/5/2022, ora 07:12
161518377 429d31df 82ed 4b74 8838 0b76dc2f330e 1

Grupi i armatosur sulmon dy lokale dhe një hotel në Meksikë, 11 viktima

Publikuar më: 25/5/2022, ora 07:12

Një grup i armatosur dhe i maskuar sulmoi dy lokale dhe një hotel në qytetin e Celaya, në shtetin e Guanajuatos, duke vrarë të paktën 11 persona.

Sipas policisë, rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërkohë që pjesa më e madhe e viktimave janë gra.

Autoritetet besojnë se bilanci mund të jetë dhe më i rëndë pasi shumë nga të lënduarit që mbetën në këto ngjarje ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.