Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kampet e riedukimit të ujgurëve në Kinë, tortura dhe dhunë e shfrenuar

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 12:03 | Bota

Një sërë dokumentesh dhe fotografish që kanë dalë online, kanë zbuluar tmerret me të cilat përballen myslimanët ujgurë në të ashtuquajturat kampet e riedukimi në Kinës.

Të dhënat autentike, të hakuara prej autoriteteve kineze, zbulojnë politikën e pështirë “qëlloni për të vrarë” për ata që përpiqen të arratisen, ndërsa fotografitë e tmerrshme tregojnë të burgosurit e prangosur duke u torturuar.

Mes të dhënave mësohet se si mijëra ujgurë janë arrestuar me akuza të sajuara për "terrorizëm" për të cilat kanë marrë dënime të rënda.

Zyrtarët e Pekinit, përfshirë ministrin e Jashtëm Wang Yi, kanë pohuar se kampet janë "shkolla që ndihmojnë njerëzit të çlirohen nga ekstremizmi".

A2 CNN Livestream

Dita jonë