Këshillimi i karrierës, Bashkia u ofron të rinjve listën me 100 profesionet më të kërkuara

Publikuar më: 25/5/2022, ora 21:15

Këshillimi i karrierës, Bashkia u ofron të rinjve listën me 100 profesionet më të kërkuara

Publikuar më: 25/5/2022, ora 21:15

Tregu i punës ka pësuar ndryshime të forta, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19. Profesione të vjetra po mbyllen dhe të tjera po krijohen. Një dukuri që po ndodh jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Të rinjtë ndodhen përpara dilemave se çfarë dege duhet të zgjedhin për profesionin e tyre të të ardhmen.

Për të bërë zgjedhjen e duhur, ajo që shërben është këshillimi i karrierës. Një proces që në fakt nuk nis me zgjedhjen për arsimin e lartë, por shumë më herët. Dhe për këtë nevojitet këshillimi i karrierës, si forma e duhur drejt profesionit.

Anisa Subashi, drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Tiranë, thotë se pushteti lokal u ka ardhur në ndihmë të rinjve, por jo vetëm. “Kemi përgatitur kartolina për 100 profesionet më të kërkuara të tregut të punës. Të cilat shoqërohen me informacionet bazë, kush janë kushtet që duhet të plotësosh, kriteret dhe si është tregu i punës. Kemi edhe tre teste të standardizuara, profesionale, në mënyrë që të rinjtë të orientohen drejt karrierës”, tha Subashi në A2 Business.

“Kjo listë dhe ky këshillim nuk është vetëm për të rinjtë, por edhe për ata persona që janë mbi 40 vjeç, por që kanë nevojë për një orientim. Kemi specialistë shumë të mirë aty, që mund t’i japin gjithkujt drejtimin e duhur për karrierën”.