Momenti kur polici u drejton armën tifozëve

Publikuar më: 25/5/2022, ora 01:40

Momenti kur polici u drejton armën tifozëve

Publikuar më: 25/5/2022, ora 01:40

Momenti kur një efektiv policie u drejton armën tifozëve është kapur në kamera. Në videon e siguruar nga A2 CNN duken një grup policësh që përpiqen të arrestojnë disa tifozë në zonën e kryqëzimit të “21 Dhjetorit”. Në një moment, njëri prej efektivëve nxjerr për pak sekonda pistoletën dhe e drejton për nga disa tifozë të tjerë, ndërsa kolegët vijonin me shoqërimet e tifozëve. Nuk është e qartë se cilës skuadre i përkisnin tifozët.

Një natë para finales së Conference League, që do të luhet në Air Albania, tifozët e dy skuadrave pjesëmarrëse, Roma dhe Feyenoord, janë përleshur me Policinë në zona të ndryshme të qytetit, por edhe me qytetarë të tjerë.

Organizatorët i kanë ndarë zonat e qëndrimit të dy tifozerive, që kanë një histori dhune me njëra-tjetrën, por incididentet kanë qenë të pashmangshme.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.