Ndërron jetë punëtori pasi bie nga objekti në ndërtim, arrestohet inxhinieri i firmës

Publikuar më: 25/5/2022, ora 19:27
pranga 1024x576

Ndërron jetë punëtori pasi bie nga objekti në ndërtim, arrestohet inxhinieri i firmës

Publikuar më: 25/5/2022, ora 19:27

Policia e Kurbinit ka arrestuar një inxhinier ndërtimi, pasi ditën e djeshme në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

I arrestuari është 56-vjeçari me inicialet M.T.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për vepren penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.