Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Në pritje të finales, tifozët harrojnë trazirat, festojnë në rrugët e Tiranës

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 15:54 | Futboll

Pas stuhisë lind gjithnjë dielli... Tirana u zgjua e qetë më 25 maj, pavarësisht ngjarjeve të paprecedenta të një nate më parë, që në vëmendje i risolli Policia e Shtetit, e cila duket e vetmja nga palët që nuk e ka bërë gjumin e qetë, pas përplasjes për herë të parë mementalitetin e ultrasve të Europës.

Bilanci mes forcave të rendit ishte i rëndë: 19 policë janë plagosur, 1 prej tyre me thikë. Duke falënderuar vendasit për qytetarinë, Policia kërkoi prej tyre të mos përfshihen në këtë sjellje të panjohur për ta, ndërsa tifozëve u kërkoi që të sillen si europianë.

https://youtu.be/CzQXyQX0F2E

Tifozët holandezë dhe italianë nga ana tjetër, vepruan sikur të kishin dëgjuar zëvendësdrejtorin e Policisë, duke nisur ditën me elementin që nuk e harrojnë asnjëherë në festat që organizojnë në vendlindje, alkoolin.

Shqipëria për ta është vetëm një stacion, e për të dinë shumë pak, por për vendin tonë, kanë krijuar dhe mbresat e para. Vlerësojnë që cigaret dhe alkooli shiten lirë, si dhe njohin në masë Dua Lipën, këngëtaren me origjinë shqiptare që ka pushtuar tregjet botërore të muzikës.

https://a2news.com/video/nuk-njohin-asnje-kengetar-shqiptar-por-dine-fjalen-lek-cfare-dine-tjeter-per-shqiperine-tifozet-e-romes/
https://a2news.com/video/duhan-dhe-birra-te-lira-cfare-mendojne-per-shqiperine-tifozet-e-feyenoord/

Qetësia e ditës së nisur vonë i karakterizon kudo, por rreziku nga niveli i alkoolit që sa vjen e rritet në gjak mbetet permanent.

Teksa po i ndjenë pasojat e një finaleje të tillë në Shqipëri, banorët e Tiranës po marrin disa nga frytet që ofron mirëpritja e një eventi të këtyre përmasave. Në sheshin “Skënderbej”, janë organizuar lojëra dhe evente nga UEFA, posaçërisht për finalen e madhe.

Atmosfera festive mbizotëron dhe në kampin e tifozëve të  Romës, të pozicionuar në ambientet e liqenit të Tiranës. E sigurt është që teksa orët kalojnë, atmosfera vetëm sa do të ndizet për të pritur kulmin e saj në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe çfarë do të sjellë për kryeqytetin rezultati i ndeshjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë