Policia braziliane ndërhyn në favelat e Rios, të paktën 21 viktima

Publikuar më: 25/5/2022, ora 07:38

Policia braziliane ndërhyn në favelat e Rios, të paktën 21 viktima

Publikuar më: 25/5/2022, ora 07:38

Të paktën 21 persona humbën jetën në një lagje të varfër në veri të Rio de Janeiros, gjatë një operacioni të policisë për kapjen e disa krerëve të narkotrafikut.

Mes viktimave, regjistrohet dhe një grua e cila humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes anëtarëve të bandës dhe forcave të policisë.

Në një deklaratë zyrtare për ngjarjen, policia e Rios bën me dije se reagimi me armë gjatë operacionit, erdhi pasi shumë nga anëtarët e bandës bënë rezistencë, duke qëlluar të parët ndaj efektivëve.

Sipas të dhënave, synimi i aksionit ishte kapja e liderëve të kartelit Comando Vermelho, të cilët dyshohej se fshiheshin në një shtëpi në lagjen e Vila Cruzeiro.