Jose Mourinho, me fitoren e Romës ndaj Feyenoord në finalen e Conference League, të zhvilluar në Tiranë, ka arritur që të fitojë trofeun e tretë të ndryshëm në Evropë.
Dy Champions League (Porto dhe Inter), dy Europa League (Porto dhe Manchester United) dhe tani Conference League. Këto janë trofetë kontinentalë të portugezit, i cili barazon rekordin e Giovanni Trapattoni (Kupë Kampionesh, Kupë Kupash dhe Kupë UEFA) dhe Udo Lattek (Kupë Kampionesh, Kupë Kupash dhe Kupë UEFA).
Ndërkohë, ky ishte trofeu numër 26 i Jose Mourinho në karrierë.