Shqipëria vlerëson me medalje komandantin amerikan në NATO

Publikuar më: 25/5/2022, ora 16:21

Shqipëria vlerëson me medalje komandantin amerikan në NATO

Publikuar më: 25/5/2022, ora 16:21

Shqipëria ka vlerësuar me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, i cili lë detyrën.

Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, Edi Rama shprehu mirënjohjen e thellë për vizionin, kontributin dhe bashkëpunimin me forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale.

“Gjenerali Walters veçanërisht jo vetëm ka qenë mbështetës por edhe i prirur të tregojë me vepra e jo me fjalë që e ka përzemërt këtë marrëdhënie – fjala përzemërt është diçka që e vlerësoj shumë sidomos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Rama.

“Forcat e Armatosura shqiptare nuk do të harrojnë kurrë se ishte Gjenerali Walters i cili që prej ditës së parë mbështeti transformimin e bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike të NATO-s. Dhe gjithashtu mbështeti që prej ditës së parë caktimin e Shqipërisë si një prej vendeve mikpritëse të stërvitjes  Defender Europe”.