Tifozët harrojnë trazirat, vijojnë të futen në stadium

Publikuar më: 25/5/2022, ora 19:14
stadiumi lart 1280x720

Tifozët harrojnë trazirat, vijojnë të futen në stadium

Publikuar më: 25/5/2022, ora 19:14

Rreth orës 18:00 ka nisur hyrja në stadiumin “Air Albania” të tifozëve të Romës dhe atyre të Feyenoord. Policia ka vendosur kordonë dhe kryen kontrolle të imtësishëm.

Deri tani, situata është e qetë edhe pse numri i tifozëve që kanë arritur të futen në stadium nuk është i madh.

Ndërkohë, tifozët që nuk do të arrijnë të futen në stadium janë duke u përgatitur për të ndjekur ndeshjen në dy zonat e caktuara në kryeqytetin shqiptar.