Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tirana pas trazirave dhe festimeve të dhunshme, Roma dhe Feyenoord sjellin dhe anën e errët

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 10:26 | Aktualitet
Tirana pas trazirave dhe festimeve të dhunshme, Roma dhe Feyenoord sjellin

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të luhet në Tiranë finalja e Conference League, mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez të Feyenoord.

Ndonëse e parashikuar si një festë e futbollit europian, mbrëmja e djeshme shënoi disa incidente të dhunshme mes pjesës ultras të dy tifozerive dhe policisë së shtetit, kur për pasojë pati persona të lënduar nga të tria palët.

Incidentet nisën rreth orës 21:00 kur një pjesë e huliganëve të Feyenoord tentuan të kalonin gardhin e policisë, për të shkuar në zonën ku qëndrojnë tifozët italianë për t’u përballur me ta.

Nga ana tjetër dhe tifozët e Romës nuk qëndruan të qetë dhe u nisën drejt Pallatit me Shigjeta, zonë në të cilën qëndronin të akomoduar lojtarët e Feynoord.

Bilanci i dhunës rezultoi në disa të plagosur, dhjetëra të shoqëruar dhe shumë makina policie të dëmtuara.

Policia e Shtetit në disa raste u detyrua të përdorte dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë tifozët, të cilët në disa moment, për shkak të organizimit të tyre, treguan se ishin të papërballueshëm.

Nxitur nga situata dhe dhuna, në portin e Durrësit u shoqëruan rreth 70 tifozë të Romës, të cilët u kthyen drejt Italisë me tragetin e parë.

Ndërkohë që fluksi i tifozëve nga të dyja krahët vijon të shtohet nga ora në orë. Mbi 150 fluturime janë parashikuar sot në Rinas, ndërkohë që varg makinash është regjistruar në Morinë, për ata që kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë me makina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë