Banka Botërore: Lufta në Ukrainë mund të çojë globin në recesion

Publikuar më: 26/5/2022, ora 09:58
fortuneindia 2022 03 fcf040a2 68ba 4684 9bc3 3898633b3e36 World Bank

Banka Botërore: Lufta në Ukrainë mund të çojë globin në recesion

Publikuar më: 26/5/2022, ora 09:58

Kreu i Bankës Botërore thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të sjellë një recesion ekonomik në nivel global, teksa çmimet e ushqimeve dhe energjisë vijojnë të rriten.

David Malpass tha se shumë shtete europiane janë ende shumë të varura nga nafta dhe gazi rus dhe ndërprerja e furnizimit për to do të sillte një “ngadalësim të qenësishëm” të ekonomive të rajonit.

Sipas tij, çmimet e larta për energjinë kanë filluar të ndikojnë për keq në ekonominë gjermane, një prej më të mëdhave të botës.

Rusia dhe Ukraina janë dy prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të fertilizantëve e ushqimeve, dhe sipas Malpass, vendet në zhvillim kanë filluar të ndjejnë që tani efektet e mungesës së këtyre produkteve.