Basketboll për meshkuj, Teuta mposht Vllazninë dhe mbetet kampione në fuqi

Publikuar më: 26/5/2022, ora 14:06
teuta kampion basketboll 1280x720

Basketboll për meshkuj, Teuta mposht Vllazninë dhe mbetet kampione në fuqi

Publikuar më: 26/5/2022, ora 14:06

Teuta është kampione e Shqipërisë në basketbollin për meshkuj. Bregdetarët mposhtën mbrëmjen e së mërkurës Vllazninë në finalen e katërt, duke mbyllur serinë e ndeshjeve me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Vendasit e nisën më mirë, pasi kaluan në avantazh me 8 pikë diferencë, por një rezultat që u përmbys tërësisht në periodën e dytë.

Durrsakët luajtën më mirë dhe ne triumfuan me shifrat 53-68. Lojtari më i spikatur i ndeshjes ishte amerikani i Teutës, Nasir Core, me 24 pikë, ndërsa te Vllaznia u dallua Eduard Dobs me 13 pikë.

Kështu, bregdetarët mbetën kampionët në fuqi dhe regjistrojnë titullin e katërt në histori.