“Çdo veprim i Alibeajt, sintonizim i një farse të shpifur për Presidentin”, Berisha: Nuk ka asnjë tagër

Publikuar më: 26/5/2022, ora 11:27

“Çdo veprim i Alibeajt, sintonizim i një farse të shpifur për Presidentin”, Berisha: Nuk ka asnjë tagër

Publikuar më: 26/5/2022, ora 11:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë autoritet të deleguar nga PD-ja, por ka vetëm nga kryeministri Edi Rama.

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga Partia Demokratike. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp-opozitën”, tha Berisha nga selia e PD-së, në të cilën Alibeaj kishte thirrur për mbledhje deputetët, për të diskutuar rreth raundit të tretë për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

Më tej, Berisha u shpreh edhe mbi votën e emigrantëve: “Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Ramës të konsiderimit të diasporës, si një zonë e veçantë elektorale. E paralajmëroj që të mos luajë me liritë dhe të drejtat e miliona shqiptarëve që janë sot nëpër botë. Zona e veçantë për emigracionin është një përpjekje antidemokratike dhe antishqiptare”.