Çifti italian lë punën për të bërë video seksi në Internet: Fitojmë 50 herë më shumë

Publikuar më: 26/5/2022, ora 11:13

Çifti italian lë punën për të bërë video seksi në Internet: Fitojmë 50 herë më shumë

Publikuar më: 26/5/2022, ora 11:13

Një çift të fejuarish nga Varese e Italisë është bërë pjesë e emisionit “Fuori dal Coro” në Mediaset, që rrëfen historinë e dy të dashuruarve të moshës 26 dhe 24 vjeç. Matteo dhe Vittoria kanë vendosur të lënë punën e tyre përkatëse për të krijuar video me pullë të kuqe që do të publikohen në internet.

 “Ai ka qenë ndihmësmenaxher në një supermarket, ndërsa unë kamariere”, shpjegon vajza, duke nënvizuar se e ka nisur sibast, me synimin e deklaruar për të pasur një përfitim më të madh ekonomik.

“Tani fitojmë 40-50 herë më shumë se më parë”, shton i dashuri i saj, duke pranuar se prindërit nuk ishin të emocionuar me ndryshimin e jetës. “Babai e pranoi plotësisht, mamaja pati një moment më shumë hutimi”, shpjegon ai duke treguar se imagjinon një të ardhme larg Italisë.