“Dita jonë” kujton Lenny Kravitz, muzikantin me një karrierë të jashtëzakonshme

Publikuar më: 26/5/2022, ora 07:08

“Dita jonë” kujton Lenny Kravitz, muzikantin me një karrierë të jashtëzakonshme

Publikuar më: 26/5/2022, ora 07:08

Lenny Kravitz është një muzikant amerikan, vepra e të cilit rrëmben mendjet e miliona dashamirësve të muzikës. Muzika e tij është e pazakontë, ajo është e frymëzuar nga rryma të ndryshme muzikore të tilla si reggae, folk, soul dhe kjo është arsyeja pse ajo është kaq gjithëpërfshirëse. Ai lindi në Nju-Jork, babai i tij ishte producent televiziv, ndërsa e ëma ishte aktore.

Albumi “Are You Gonna My Way”, i publikuar në 1993, i sjell famën e botërore Lenny Kravitz. Për këtë album, muzikanti merr disa çmime, duke përfshirë edhe dy Grammy. Që nga ky moment, Lenny Kravitz fillon të bashkëpunojë me Mick Jagger, Madonna, grupi Aerosmith. Puna e tyre e përbashkët vlerësohet shumë dhe këngët e tyre bëhen hite që kryesojnë top-listat botërore. Lenny Kravets nuk e kufizon veten vetëm me muzikën. Në fillim të viteve 2000, ai bëri debutimin e tij në kinema, i cili u pasua me shumë suksese të tjera.