Harxhi: Bardhi e Alibeaj, po shërbejnë si ministra. Rama mendoi të bëhej President

Publikuar më: 26/5/2022, ora 20:29

Harxhi: Bardhi e Alibeaj, po shërbejnë si ministra. Rama mendoi të bëhej President

Publikuar më: 26/5/2022, ora 20:29

Edith Harxhi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, në Debat me Alba Alishanin, e quajti “Teatër Politik” procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ajo u shpreh se Alibeaj dhe Bardhi po përdoren nga Balla e Rama. Sipas Harxhit, Rama ka menduar që të bëhet president, por nuk i kanë dalë llogaritë.

“Rithemelimi e kishte parashikuar këtë situatë për presidentin. Ne e dinim se gjithçka do të vinte në një pikë ku pala tjetër do të talleshin me disa nga anëtarët e PD. Mendoj se Alibeaj, Bardhi dhe disa të tjerë janë kthyer në vegla të Ballës, të Ramës, nuk po reshtin së abuzuari në emër të PD-së, duke u nxitur nga marrëveshje personale apo nga marrëveshje që Basha mund të kishte bërë edhe më parë.

Këta kanë mision, ai është i qartë. Në njëfarë mënyre, ata shërbejnë si ministra të Edi Ramës. Unë e quaj teatër politik të gjithë këtë skenë që po luhet tashmë me presidentin e Republikës.

Rama e ka në xhep. Prej kohësh, ai e ka në kokën e tij se kush do të jetë presidenti i ri i vendit. Për një moment mund t’i ketë shkuar në mend edhe atij vetë që mund ta bënte këtë detyrë edhe vetë. Ndoshta nuk i kanë dalë llogaritë”, tha Harxhi.