Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Inflacioni godet rëndë ekonominë, Putin rrit me 10% pensionin dhe pagën minimale

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 12:55 | Bota
Inflacioni godet rëndë ekonominë, Putin rrit me 10% pensionin dhe

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi rritje me 10 për qind të pensioneve dhe pagës minimale për t’i bërë ballë inflacionit në rusi, por mohoi që problemet ekonomike në vend, të ishin të gjitha të lidhura me konfliktin në Ukrainë. Më inflacionin që arriti pranë 18 përqindëshit muajin e kaluar, numri 1 i Kremlinit pranoi se vitit 2022 do të ishte i vështirë për ekonominë ruse. Paga minimale në Rusi është 13 mijë e 890 rubla ose 250 dollarë, ndërsa pensionet mesatarisht 18 mijë e 500 rubla ose 300 dollarë.

“Ky vit është i vështirë. Inflacioni është rritur me 11 për qind që prej fillimit të tij. Por kur them "I vështirë" nuk do të thotë se të gjitha vështirësitë lidhen me operacionin special ushtarak. Pasi edhe në vendet ku nuk po ndërmerret ndonjë operacion, p.sh. Amerikën e Veriut apo Europë, inflacioni është i krahasueshëm”.

Por me komentet e tij, duke se Putin injoron faktin se inflacioni në ekonomitë perëndimore është pjesërisht pasojë direkte e atij që Rusia e cilëson si operacion special në Ukrainë, e që ka çuar në rritje të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore rreth botës. Rritja e pensioneve do të hyjë në fuqi nga 1 qershori, ndërsa ajo e pagës minimale, nga një 1 korriku. Analistët parashikojnë se hapat e ndërmarrë nuk do të parandalojnë rënien drastike të të ardhurave.

Putin, mbështetjet për të cilin janë rritur me 10 për qind që prej rritjes së fushatës ushtarake në Ukrainë, u zotua në mars të reduktojë varfërinë dhe pabarazinë këtë vit, pavarësisht inflacionit të lartë dhe sanksioneve të perëndimit.  ekonomia ruse është shkundur nga një seri e paprecedentë e sanksioneve të perëndimit, si pasojë e luftës së nisur më 24 shkurt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë