Mblidhet një pjesë e grupit, Alibeaj formon komisionet e reformave, jo për presidentin

Publikuar më: 26/5/2022, ora 19:21

Mblidhet një pjesë e grupit, Alibeaj formon komisionet e reformave, jo për presidentin

Publikuar më: 26/5/2022, ora 19:21

Me 21 deputetë në Selinë blu dhe 3 online Enkelejd Alibeaj ka caktuar emrat e anëtarëve të komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territorialen, si dhe komisionit hetimor për investimet strategjike që ende nuk është miratuar.

Dy komisionet për reformat e kërkuara nga opozita kur në krye të PD ishte Lulzim Basha u ngritën me 10 shkurt të 2022 me 118 vota pro, ku në këmbim opozita i dha socialistëve votat për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut.

Mes emrave bie në sy Oerd Bylykbashki i propozuar si anëtar i reformës zgjedhore, ndonëse vetë deputeti nuk e njeh Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar.

“Jo nuk është provokim, nuk më intereson kush më njeh kush nuk më njeh. Duhet ti kalojmë këto gjëra për interesin publik. Ai ka eksperiencën e e duhur”, tha Alibeaj.

Demokratët nuk do ta bojkotojnë procesin për zgjedhjen e presidentit  të ri, por emra konkret nuk do të propozojnë, në kushtet kur pretendojnë se mazhoranca shkeli marrëveshjen

“Ne u qëndruam detyrimeve tona. Tërheqja është në mënyrë të paarsyeshme nga PS. Heqim dorë nga bojkotet. Kishim procesin e identifikimit, por pala tjetër u tërhoq. Vlera e këtij dokumenti vlen deri në momentin e fundit. Dhe në 12 të natës jemi të gatshëm ta vazhdojmë”, shtoi Alibeaj.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nënvizoi para mediave se Alibeaj nuk ka asnjë autoritet nga PD për të marrë vendime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit do të mbahet në 30 Maj.