Njësoj si në Tiranë, holandezët shkatërrojnë Roterdamin

Publikuar më: 26/5/2022, ora 00:13

Njësoj si në Tiranë, holandezët shkatërrojnë Roterdamin

Publikuar më: 26/5/2022, ora 00:13

Për fat të mirë, në Tiranë nuk është shënuar asnjë incident pasi Roma triumfoi në finale e Conference League ndaj Feyenoord.

Në kryeqytetin Italian vijon festa pas golit të Zaniolos në Air Albania, ndërsa situatë krejt tjetër është në Roterdam, aty ku me mijëra tifozë kanë treguar anën e tyre më të keqe pas humbjes në finale.

Ata kanë dalë në rrugët e qytetit duke shkatërruar gjithçka që I dilte para. Policia ndërhyri, ku u përdoren edhe makinat e ujit për të shpërndarë tifozët e dhunshëm.

Sipas mediave në Holandë, policia ka arrestuar me dhjetëra tifozë.