Përfitimet nga finalja, miliona euro në afatshkurtër dhe qindra në të ardhmen për Shqipërinë

Përditësuar më: 26/5/2022, ora 17:21

Përfitimet nga finalja, miliona euro në afatshkurtër dhe qindra në të ardhmen për Shqipërinë

Përditësuar më: 26/5/2022, ora 17:21

Miliona euro në më pak se një javë kryesisht për Tiranën dhe disa qindra të tjera që do të vijnë në afatgjatë për Shqipërinë. Është kjo një pjesë e faturës nga finalja e “Conference League”, ngjarje që do të mbahet mend nga shqiptarët për disa arsye dhe padyshim, nuk do të harrohet nga shumë biznese.

“Ishte një mundësi shumë e mirë që Shqipëria të dëgjohej gjithandej. Kjo mund të shërbejë për shtimin e turistëve”, thotë për A2 CNN Eva Kushova, eksperte në menaxhimin dhe marketingun e destinacioneve.

“Është e vërtetuar edhe për të tjera gjëra nga kërkime e botime shkencore që evente të tilla rrisin promovimin”, thotë Blerina Ago, eksperte turizmi dhe marketingu.

Megjithatë ka gjithmonë një… “Çfarë mund të kishim bërë më mirë”? “Nuk ishim të përgatitur. Megjithatë shoi mirë. Duhet të kishte më shumë organizim”, thotë Kushova. “Ta çojmë Shqipërinë më afër turistëve”.

Ekspertë të fushës këshillojnë që “kartolina e promovimit” të mos ndalet vetëm me eventin e përmbyllur të futbollit. “Paralelisht duhet që të jemi të aftë që të zhvillojmë fushata promovimi”, thotë Ago.

Paraprakisht, përfitimet afatshkurtra si pasojë e finales së ligës së Konferencës përllogariten në 50 deri në 70 milionë euro, ndërsa në afat gjatë shifra mund të shkojë deri në 150 milionë euro.