Plagoset me armë i mituri në Pukë

Publikuar më: 26/5/2022, ora 16:43
Screenshot 16 4

Plagoset me armë i mituri në Pukë

Publikuar më: 26/5/2022, ora 16:43

Një fëmijë 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Gjegjan të Pukës, mesditën e së enjtes.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet si aksidentale ndërkohë që nuk është e qartë se si i mituri ka rënë në kontakt me armën e zjarrit.

11-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është dërguar për të marrë ndihmë në spitalin e Pukës.