Superiorja mbyllet me festë bardheblu, por ka ende për të mësuar

Publikuar më: 26/5/2022, ora 19:51

Superiorja mbyllet me festë bardheblu, por ka ende për të mësuar

Publikuar më: 26/5/2022, ora 19:51

Kategoria Superiore është mbyllur këtë të enjte me festën e titullit nga Tirana, e cila u shpall kampione disa javë më parë.

Në ndeshjen e fundit, bardheblutë u mposhtën në “Selman Stërmasi” 2-3, por festa sërish ishte e gjitha për ata dhe mijëra tifozët që ishin të pranishëm në stadium, të cilët nuk hezituan të futen edhe në fushën e lojës pas mbylljes së takimit për të festuar me skuadrën titullin e 26 në histori.

Verdikti i vetëm i mbetur pezull, mbeti ende i tillë, pasi Kukësi e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, në një sfidë ku rezultati ishte ai që kishte më pak rëndësi, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende një shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Ndërkohë, Dinamo dhe Skënderbeu kanë rënë një kategori më poshtë, ndërsa Egnatia do të luajë me Korabin për një vend në Superiore sezonin e ardhshëm.