Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

Varfëri dhe pabarazi, fotografia “bardh e zi” e financave të qytetarëve në periferi

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 17:13 | Aktualitet
Varfëri dhe pabarazi, fotografia “bardh e zi” e financave

Tirana është vetëm “maja e ajsbergut” për sa i përket varfërisë. Fotografia “bardh e zi” e mospasjes gati në mjerin shfaqet më e gjallë se kurrë në rrethe.

Bashkë me kryeqytetin, vetëm Fieri dhe Gjirokastra patën në vitin 2020 sipas Institutit të Statistika të ardhura për frymë mbi mesataren kombëtare.

Qytetarët e Durrësit, Vlorës, Beratit, Korçës, Dibrës, Elbasanit, Shkodrës, Lezhës e Kukësit sipas INSTAT, patën të ardhura vjetore gati sa gjysma e mesatares vendore.

Kukësi rezulton edhe qarku më i varfër në shkallë vendi. Aty, të ardhurat e banorëve në një vitin ishin më pak se 3 mijë euro, thënë ndryshe sa gjysma e Tiranës e rreth 40 për qind më pak se mesatarja vendore. Pasojat e mos-pasjes janë të shumta. Dy janë ato më të dukshmet.

Një tjetër problem që lind si pasojë e varfërisë në rrethe është edhe shitimi i familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike. Kjo përkthehet më pas në më shumë para’ të harxhuara nga Buxheti i Shteti e frenim të investimeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu