Vdes në gjumë aktori i njohur i Hollywood

Publikuar më: 26/5/2022, ora 18:42
download 2 1280x720

Vdes në gjumë aktori i njohur i Hollywood

Publikuar më: 26/5/2022, ora 18:42

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur aktori i njohur i Hollywood, Ray Liotta. Ylli i filmave “Goodfellas” dhe “Field of Dreams,” u gjet i vdekur në shtratin e tij në Republikën Domenikane.

Sipas TMZ, 67 vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.

Shkaqet e vdekjes së aktorit Liotta janë ende të paqarta.