Video tragjike, “shiu” i municioneve që gjunjëzoi metalurgjikun Azovstal

Publikuar më: 26/5/2022, ora 11:11

Video tragjike, “shiu” i municioneve që gjunjëzoi metalurgjikun Azovstal

Publikuar më: 26/5/2022, ora 11:11

Një “shi” i vërtetë municionesh që bien mbi metalurgjikun Azovstal në Mariupol është kapur në kamera. Pamjet tragjike janë postuar disa ditë më parë në Telegram nga Alexander Khodakovsky, një komandant i të vetëshpallurës Republikë Popullore e Donetskut, në Ukrainë.

Video tregon momentin kur impianti gjigant i përpunimit të çelikut sulmohet me armatime të rënda. Materiali është verifikuar nga Reuters që është autentik, por agjencia e lajmeve nuk ka mundur të konfirmojë datën e saktë të këtij sulmi.

E sikur të mos mjaftohej me publikimin e pamjeve, Khodakovsky i shoqëron ato me përshkrimin: “Po të mos e dish për çfarë po përdoren, mund edhe të thuash që është një pamje e bukur”.

Forcat ruse, që mbështesin rebelët separatistë në Ukrainë, morën kontrollin e Azovstal disa ditë më parë. Në impiantin e rrethuar prej disa javësh kishte ushtarë të batalionit Azov, por edhe civilë, të cilët u evakuuan përgjatë ditëve të fundit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi tha se rreth 2000 ushtarë ukrainas që ndodheshin brenda metalurgjikut u dorëzuan dhe do të dalin përpara gjyqit që do të zhvillohet në Mariupol.