Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zelensky kundër Kissinger: Nuk lëshojmë territor për paqen

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 11:44 | Bota
Zelensky kundër Kissinger: Nuk lëshojmë territor për paqen

Forcat ruse vijojnë përpjekjet për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk. Rajoni lindor është bërë arenë e luftimeve më të ashpra deri më tani, me Moskën që ka sulmuar rreth 40 qyteza.

Ushtria ukrainase bëri të ditur se 47 zona civile ishin shkatërruar, përfshirë 38 banesa dhe një shkollë. Në bombardimet e fundit thuhet të kenë humbur jetën të paktën 5 persona, ndërsa janë plagosur rreth 12 të tjerë. Situata më e vështirë mbetet rreth qytetit të Severodonetsk, ku rezistenca e Kievit është dobësuar ndjeshëm. Nëse do të pushtojnë qytetin, Moska do të ketë kontrollin e plotë të rajonit të Luhanskut.

Sakaq, në Donetskun fqinj, forcat pushtuese po ndërmarin një ofensivë të ashpër në nyjen hekurudhore të Limanit. Në një videomesazh të publikuar gjatë natës, Presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se nuk do të ketë asnjë lëshim territorial për marrëveshjen e paqes, ndërsa sulmoi ish-Sekretarin e Shtetit, Henry Kissinger, pasi sugjeroi se Ukraina duhet t’ia linte Krimenë, Rusisë.

Zelensky i krahasoi pikëpamjet e Kissingerit me përpjekjet për të kënaqur nazistët në vitin1938: “Zoti Kissinger shfaqet nga e kaluara dhe thotë se një pjesë e Ukrainës duhet t’i jepet Rusisë. Të krijohet përshtypja që kalendari i tij nuk është viti 2022, por viti 1938, dhe ai nuk mendon se po i flet audiencës në Davos, por në Mynih”. 

Autoritetet në Krimenë e aneksuar në vitin 2014 nga Moska, thanë të enjten se Ukraina e kishte humbur përgjithmonë kontrollin në Detin Azov. Portet në rajonet e Zaporizhias dhe Khersonit nuk do të jenë më kurrë ukrainase, tha zëvendëskryeministri rajonal.

Moska sakaq, u ka ofruar qytetarëve të Mariupolit mundësinë e marrjes së pasaportave ruse përmes procedurës së përshpejtuar. Në një fjalim në Forumin e Davosit, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, shprehu zemërim me BE-në për mbetjen pezull të paketës së 6 të sanksioneve kundër Rusisë dhe akuzoi NATO-n se nuk po bën asgjë për t’i dhënë fund luftës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë