Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një person

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 22:53 | Kronikë
Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05, në rrugën "Memo Meto".

Sipas policisë, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani