“Art Camp” në Gjirokastër. Mes artistëve nga Evropa, vijnë edhe nga Ukraina

Publikuar më: 27/5/2022, ora 14:26

“Art Camp” në Gjirokastër. Mes artistëve nga Evropa, vijnë edhe nga Ukraina

Publikuar më: 27/5/2022, ora 14:26

“Art Camp” në Gjirokastër, i cili organizohet për të dytin vit, mbledh artistë dhe arkitektë nga e gjithë Evropa në qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO, me qëllim krijimin dhe dhënien e ideve inovative për ta bërë akoma më terheqës qytetin e kalldrëmeve.

Këtë vit, “Art Camp” ka mirëpritur edhe një arkitekte nga Ukraina, Katerina Kuzmuk, e cila ka ardhur nga rrethinat e Kievit, ku e ka ndjerë shumë pranë luftën dhe pasojat e saj tragjike për shumë persona, mes të cilëve edhe të njohur të saj.

Por, pavarësisht situatës ku ndodhet, dëshira e saj për të kontribuar në një qytet fantastik si Gjirokastra, siç e cilëson ajo, i tejkalon vështirësitë.

Pas kësaj eksperience mjaft të bukur dhe të paqtë në Gjirokastër, Katerina do të rikthehet sërish në Kiev, ku nuk shpreson të ushtrojë profesionin e saj edhe për një kohë të gjatë. Por, shpresa se një ditë ajo do të kthehet në Gjirokastër si turiste, së bashku me miq dhe bashkëkombës të tjerë të saj, është e madhe dhe tejkalon situatën ku ndodhen aktualisht.