Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ballkani i Hapur, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 12:00 | Ballkani
Ballkani i Hapur, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciativës “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviç tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues.

"Personalisht, mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi, por krejt rajonit, është diçka që ne duhet ta pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi të interesuar", u shpreh Abazoviç. Ftesën për t’iu bashkuar takimit të radhës së nismës rajonale, Abazoviç e mori nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, më 25 maj në forumin e Davosit.

Kur u prezantua iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, qeveria e atëhershme e  Malit i Zi e drejtuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë. Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviç e mbështet konceptin e kësaj nisme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani