Bylykbashi i “Rithemelimit” në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Bardhi: Nuk ka kuptim pa të

Publikuar më: 27/5/2022, ora 21:47

Bylykbashi i “Rithemelimit” në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Bardhi: Nuk ka kuptim pa të

Publikuar më: 27/5/2022, ora 21:47

Gazmend Bardhi foli në Intervistë me gazetaren Merita Haklaj dhe për çështjen e caktimit Oerd Bylykbashi si anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga Enkelejd Alibeaj, i cili njihet si një ndër mbështetësit kryesorë të Komisionit të Rithemelimit.

Sipas Bardhit, demokratët kanë një konflikt të brendshëm, por nuk duhet të jenë të ndarë në betejën përballë regjimit të socialistëve. Ai shtoi se Oerd Bylykbashi ka një eksperiencë të madhe për çështjet elektorale dhe se ai komision nuk mund të mendohej pa përfaqësinë e tij nga radhët e opozitës.

“Nuk ka asnjë arsye se përse në betejë me socialistët të jemi të ndarë. Nuk mohoj që kemi një konflikt të brendshëm. Por ky konflikt i brendshëm nuk mund të transferohet në copëzim në raport me betejën që kemi me regjimin. Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale janë në interes të qytetarëve shqiptar, në interes të demokratëve dhe në interes të PD. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë të ndarë. Nëse dikush prej kolegëve nuk do ta përmbushë këtë përgjegjësi, bën zgjedhjen e tij, por unë nuk paragjykoj asnjë prej emrave. Unë nuk mund ta konceptoj kurrë komisionin e reformës zgjedhore pa patur në përbërje Bylykbashin, i cili ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e punëve për reformat zgjedhore”, tha Bardhi.