Deklaratat e trajnerëve, Ancelotti kërkon kurajë, Klopp nuk e mendon hakmarrjen

Publikuar më: 27/5/2022, ora 17:25
MB PARIS TROFEU CHAMPIONS LEAGUE frame 89 1280x720

Deklaratat e trajnerëve, Ancelotti kërkon kurajë, Klopp nuk e mendon hakmarrjen

Publikuar më: 27/5/2022, ora 17:25

Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë për herë të tretë në finalen e Champions League. Një rekord absolut me dy skuadrat që lidhen nga statistika të veçanta.

Humbja e fundit e spanjollëve në një finale të Champions ka qenë pikërisht përballë Reds në vitin 1981. Edhe humbja e fundit e Ancelottit ka qenë ndaj Liverpool në vitin 2005.

Disfata e fundit e Liverpool në finalen e Champions erdhi përballë Realit në vitin 2018. Gjithashtu, humbja e fundit e Klopp u regjistrua në 2018-ën me madrilenët.

“Është finalja ime e pestë, kanë kaluar shumë vite nga hera e parë në2003-shin. Futbolli ka ndryshuar shumë, por jam përshtatur. Përballen dy skuadra të mëdha. Në fund do të fitojë ai që shfaq më tepër kurajë dhe personalitet. Kur fiton Champions e kupton që ke triumfuar në aktivitetin më të rëndësishëm”, tha Ancelotti.

Ndërsa Klopp u shpreh: “Është një ndeshje e nivelit shumë të lartë dhe nëse fitojmë do të shkruajmë një faqje të madhe të historisë. Nuk mendoj për humbjen e vitit 2018. Nuk është ide e mirë të flasim për hakmarrje. Kjo nuk mund të jetë ideja jonë fikse, gjërat nuk funksionojnë kështu. Duhet të luajmë ashtu si dimë dhe të bëjmë atë që bëjmë gjithmonë”.

Nëse kjo është finalja e pestë për Ancelottin, Klopp do të luajë finalen e katërt të Champions në karrierë, duke barazuar dy legjenda si Marcelo Lippi dhe Alex Ferguson.