
“Dora e Zotit” fluturon nga Argjentina në Katar për Kupën e Botës
Një avion i quajtur “Tango D10S”, që i kushtohet legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, pritet të fluturojë rreth Argjentinës dhe më pas drejt Katarit për Kupën e Botës në nëntor. Ai ka një kapacitet prej 12 vendesh dhe u financua nga një kompani argjentinase.
Avioni është i zbukuruar me një foto të Maradonës duke puthur trofeun e Kupës së Botës. Në krahët e avionit janë të fokusuara momentet e dy golave të tij nga fitorja 2-1 e Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986.
Goli “Dora e Zotit” në krahun e majtë dhe goli fitues në anën tjetër. Tifozët do të jenë në gjendje të hipin në avion dhe të lënë një mesazh për Maradonën në kabinë, të ‘ndërveprojnë’ me lojtarin e ndjerë përmes inteligjencës artificiale.