Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

I dënuar për vrasje, arrestohet në Turqi 49-vjeçari nga Kuçova

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 11:10 | Kronikë
I dënuar për vrasje, arrestohet në Turqi 49-vjeçari nga

Lokalizohet në Turqi, kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç, banues në Kuçovë u deportua për në Shqipëri, në tentativë për t’u futur në Turqi, me dokumente të falsifikuara.

“Pas marrjes së informacionit nga Policia Kufitare e Rinasit dhe strukturat hetimore të DVP Berat, u bashkëpunua me FAST Albania dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj turke, për vendndodhjen dhe tentativën për t’u futur në Turqi, të 49-vjeçarit, i cili më parë fshihej në Greqi, u organizua dhe u finalizua operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar Behram”, tha Policia e Shtetit.

Sipas Policisë, Tane ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani