Investitorët e Twitter padisin Elon Musk dhe platformën për ofertën e blerjes

Përditësuar më: 27/5/2022, ora 10:29
hypatia h b3b350c7cb466b39080ee4472f5f1861 h 6e4ef798dad518fd275f546e448352f4 1080x720

Investitorët e Twitter padisin Elon Musk dhe platformën për ofertën e blerjes

Përditësuar më: 27/5/2022, ora 10:29

Investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh për kompaninë.

Sipas pretendimeve të tyre, ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.

Ata akuzojnë shefin e Teslas për “sjellje të gabuar, pasi deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar kaos në selinë e Twitter në San Francisko”.

Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të zotit Musk.

Në padi thuhet se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.

Sipas paditësve, disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Twitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.

Kjo përfshinte një postim në të cilin Musk tha se oferta e tij për marrjen e firmës së mediave sociale ishte në pritje për shkak të dyshimeve të tij mbi numrin e llogarive të rreme në platformë.

Tweet-i i 13 majit “përbënte një përpjekje për të manipuluar tregun për aksionet e Twitter-it pasi ai dinte për llogaritë e rreme”, thuhej në padi.