“Komuniste dhe kastroiste”, fotoja me anëtarët e sigurimit kuban i prish performancën këngëtares italiane në Miami

Publikuar më: 27/5/2022, ora 12:23

“Komuniste dhe kastroiste”, fotoja me anëtarët e sigurimit kuban i prish performancën këngëtares italiane në Miami

Publikuar më: 27/5/2022, ora 12:23

Këngëtarja italiane, Laura Pausini, është përballur me protesta kundër saj në Miami, nga një grup disidentësh kundër Kastros.

Ata shënjestruan këngëtaren italiane, duke e akuzuar si mbështetëse të qeverisë komuniste kubane të Miguel Diaz-Canel.

Zemërimi i kubanezëve vjen nga një foto e bërë në vitin 2018 që portretizon Laura Pausinin duke pozuar me disa anëtarë të Sigurimit Shtetëror Kuban, forcat speciale, që sipas tyre kritikuesit, do të përdorej nga qeveria për të shtypur disidencën popullore.

Ata kanë shkatërruar CD-të e Laura Pausinit dhe kanë shfaqur tabela me mesazhe të pagabueshme si “Laura Pausini, kastroiste, komuniste, mike e Díaz-Canel” ose “Laura Pausini jashtë nga Miami”.

Laura Pausini duhej të performonte në Miami me artistë të tjerë për eventin “Amor a la Musica”, i anuluar pas sëmundjes gjatë finales së Eurovizionit dhe pasi zbuloi se ishte pozitive me Covid.

Protesta kundër këngëtares i shtohet asaj kundër orkestrës historike dhe popullore kubane Los Van Van, e cila performoi në një teatër në Pembroke Pines, pranë Miamit. Actions 4 Freedom paraqiti gjithashtu një peticion në Change.org duke kërkuar që eventi të anulohej pasi grupi “mbështeti diktaturën kubane dhe bashkëpunoi me qeverinë”.