Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndeshja e Conference League, euro pësoi rënie të fortë nën 119 lekë

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 17:23 | Ekonomi
Ndeshja e Conference League, euro pësoi rënie të fortë

Euro pësoi një rënie të fortë gjatë javës së fundit të muajit maj. Kursi i këmbimit nga Banka e Shqipërisë tregon se Vlera e monedhës europiane u ul deri në 119 lekë. Kjo si pasojë e ndeshjes së Conference League të mbajtur në kryeqytet, ku futja e euros në vend nga 40 mijë tifozë të huaj krijoji luhatjen e kursit.

Por sipas ekspertit të ekonomisë Igli Tola, ngjarje të tilla sjellin një efekt afatshkurtër për ekonominë tonë.

Trendi i kursi ende mbetet I paqartë me vazhdimin e luftës në Ukrainë. Efektet e krizës së luftës po ndihen globalisht dhe me rritjen e vazhdueshme të çmimit të lëndëve të para dhe rekordit të çmimit të naftës.  Për ekspertin, monedha vendase pritet të goditet sërish si pasojë e varësisë nga importet dhe inflacionit.  

Gjatë gjithë muajit Maj euro ka ruajtur një vlerë të qëndrueshme nga 120.6 lekë deri në 120.94  lekë.  Në pritje të sezonit veror ekspertët e tregut valutor parashikojnë një rënie tjetër të monedhës europiane me ardhjen e emigrantëve dhe rritjen e remitancave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani