Plagosi me armë 11-vjeçarin, arrestohet autori në Lezhë

Publikuar më: 27/5/2022, ora 21:33
policia makina naten plagosje  1280x720

Plagosi me armë 11-vjeçarin, arrestohet autori në Lezhë

Publikuar më: 27/5/2022, ora 21:33

Policia në Lezhë ka vënë në pranga një 17-vjeçar, I cili dyshohet të jetë autori I plagosjes me armë të ndodhur një ditë më parë në Pukë.

I plagosur të enjten në fshatin Gjegjan të Pukës mbeti një fëmijë vetëm 11 vjeç, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende janë të paqarta.

Mësohet se në pranga është vënë 17-vjeçari me iniciale R.C.