Prag Liverpool-Real Madrid, Parisi është gati për finalen e Champions League

Publikuar më: 27/5/2022, ora 17:01
champions

Prag Liverpool-Real Madrid, Parisi është gati për finalen e Champions League

Publikuar më: 27/5/2022, ora 17:01

Parisi është gati për finalen e Champions League. Supersfida më e rëndësishme e sezonit do të luhet këtë të shtunë, prej orës 21:00 në Stad de France.

Liverpool paraqitet në këtë finale si skuadra që e nisi edicionin si favorite për trofeun. Në anën tjetër, Reali i Madridit u kualifikua pas përmbysjeve fantastike përballë PSG, Chelsea dhe Manchester City.

Kupa më e rëndësishme kontinentale është ekspozuar për tifozët në kryeqytetin francez dhe tashmë pret vetëm të mësojë skuadrën fituese.