Presidenti i ri, Bardhi: Do të digjet edhe raundi i tretë. Rithemelimi ka qëllim vetëm baltosjen tonë

Publikuar më: 27/5/2022, ora 22:38

Presidenti i ri, Bardhi: Do të digjet edhe raundi i tretë. Rithemelimi ka qëllim vetëm baltosjen tonë

Publikuar më: 27/5/2022, ora 22:38

Një nga përplasjet më të ashpra brenda PD-së që pas largimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD, ka qenë ajo mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Teksa ishte i ftuar “Në Intervistë me Merita Haklaj”, Bardhi u shpreh se Berisha është i përqendruar te nevoja për pushtet brenda PD-së, duke hequr dorë nga opozitarizmi. Ai theksoi se do ta duartrokasë Berishën sa herë ai do të bëjë betejë me regjimin e Ramës.

“Berisha thotë, çdo gjë që nuk e bëjmë ne është e shitur, është e keqe. Do ta shikoni, tani do të ngrihet komisioni për investitorët strategjikë, nuk do t’i bien aferave të Ramës, por do të akuzojnë deputetët e opozitës. Ky është mentaliteti dhe për këtë jam gati të vendos bast. Në këtë rast është i parashikueshëm. Ai nuk ka betejë me regjimin e Ramës, por me demokratët. Ai duhet të heqë dorë nga shtyrja përpara e një beteje mes demokratëve, pasi kështu nuk fitojnë as demokratët as Shqipëria. Ne kemi një betejë, atë me regjimin e Ramës. Sa herë Berisha të bëjë betejë me regjimin e Ramës, unë do ta duartrokas, pa asnjë diskutim. Për fat të keq, ai ka hequr dorë nga opozitarizimi, është përqendruar te nevoja për pushtet brenda PD-së”, tha Gazment Bardhi.