Reja: Më erdhi keq që Kumbulla nuk luajti asnjë minutë. U kërkoj falje tifozëve të Lazio-s, por bëra tifo për Romën

Publikuar më: 27/5/2022, ora 12:34
marash Kumbulla 1079x720

Reja: Më erdhi keq që Kumbulla nuk luajti asnjë minutë. U kërkoj falje tifozëve të Lazio-s, por bëra tifo për Romën

Publikuar më: 27/5/2022, ora 12:34

Edy Reja pranoi se nuk i erdhi mirë që Jose Mourinho nuk e aktivizoi Marash Kumbullën kundër Feyenoord për Romën në finalen e Conference League, të mërkurën në Air Albania. “Më erdhi keq që Kumbulla nuk luajti asnjë minutë. Më erdhi mirë që fitoi një skuadër italiane. Do të më falin tifozët e Lazio-s, por është kënaqësi”, tha Reja.

Trajneri i Kombëtares vlerësoi organizimin e turneut dhe faktin që pas ndeshjes nuk pati trazira, siç ndodhi një ditë para saj. “Stadiumi ishte i shkëlqyer, Tirana në nivel ndërkombëtar mori vlerësime sa i përket organizimit. Kisha frikë duke parë sherret para ndeshjes, por në fund gjithçka shkoi mirë. Treguam, sepse ndihem shqiptar edhe unë, se jemi të zotë për të organizuar evente të tilla. Uroj që në të ardhmen të përsëriten, sepse i treguam botës atë që bëmë”, tha ai.