Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shoqërohet pas një konflikti në polici, holandezit i gjendet kokainë dhe arrestohet

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 11:00 | Kronikë
Shoqërohet pas një konflikti në polici, holandezit i gjendet

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një shtetas holandez, pasi pas një konflikti në rrugën "Abdi Toptani", atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kokaine.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën "Abdi Toptani". Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani