Skela, tjetër hap përpara si trajner, me të rinjtë e Eintracht Frankfurt në Champions League

Publikuar më: 27/5/2022, ora 21:36
skela eintraht 1280x716

Skela, tjetër hap përpara si trajner, me të rinjtë e Eintracht Frankfurt në Champions League

Publikuar më: 27/5/2022, ora 21:36

Ish-mesfushori i artë i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ervin Skela, po ngjit me ngadalë shkallët si trajner në futbollin gjerman, pikërisht me skuadrën e Eintracht Frankfurt, ku ka qenë pjesë si futbollist.

Pas suksesit me 17-vjeçarët e kësaj skuadre, Ervin Skela do të jetë tashmë në rolin e zëvendës trajnerit në skuadrën e 19-vjeçarëve të Eintracht Frankfurt, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League për të rinj.

Në karrierën e tij si futbollist, Skela ka mbajtur veshur në 75 ndeshje bluzën e Kombëtares së Shqipërisë

“Ervin Skela është një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin e lojtarëve tanë, si në aspektin e futbollit, por edhe për t’u treguar lojtarëve të rinj se çfarë përfaqëson bluza e Eintracht Frankfurt”, ka thënë për ish-mesfushorin kuqezi, shefi i Eintracht, Alexander Richter.