Zjarret e qëllimshme, policia dhe zjarrfikësit të pafuqishëm

Publikuar më: 27/5/2022, ora 16:58

Zjarret e qëllimshme, policia dhe zjarrfikësit të pafuqishëm

Publikuar më: 27/5/2022, ora 16:58

Zjarrvëniet e qëllimshme dhe masat për parandalimin e tyre kanë detyruar prefekten e Elbasanit, Majlinda Perriu, të mbledhë në një takim drejtues të repartit zjarrfikës, ato të drejtorisë së policisë së qarkut, si dhe drejtues të institucioneve të tjera vendore të përfshira me mjedisin.

Gjatë raportimeve u konstatua se thuajse në të gjitha rastet e zjarreve në zona pyjore, ato të ullishtes dhe në zona me shkurre, zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Madje, në disa raste, ka patur edhe persona të dyshuar të denoncuar dhe proceduar me masa mjaft të lehta. Por, ajo që është më shqetësuese është fakti që infrastruktura në pyje, si dhe marrja e masave nga pushtetit lokal për parandalimin e zjarreve janë në nivele të ulëta, çka praktikisht e bënë të padobishme ndërhyrjen e zjarrfikësve apo policisë.

Sensibilizimi i qytetarëve për të njoftuar në kohë policinë dhe zjarrfikësen si dhe për të denoncuar zjarrvënësit e qëllimshëm ishte një tjetër problematikë e diskutuar në këtë takim.