Java a ngarkuar e Marinës meksikane, sekuestrohen mbi 3 tonë kokainë

Publikuar më: 28/5/2022, ora 11:58

Java a ngarkuar e Marinës meksikane, sekuestrohen mbi 3 tonë kokainë

Publikuar më: 28/5/2022, ora 11:58

Marina e Meksikës sekuestroi 3190 kilogramë kokainë dhe mbi 1100 litra karburant këtë javë, në dy operacione të zhvilluara në Oqeanin Paqësor.

Më 21 maj, autoritetet arritën të kapnin 1750 kg kokainë në Michoacan, pasi ndoqën për 100 kilometra një varkë që mbante 39 pako me pluhur të bardhë. Efektivët arrestuan të pestë personat që ndodheshin në bord, si dhe sekuestruan edhe 960 litra karburant të gjetura mbi varkë.

Një ditë më pas, në një tjetër operacion antidrogë, këtë herë pranë brigjeve të Acapulco-s, me ndihmën edhe të helikopterëve ushtarakë, u pikas një mjet lundrues që ndodhej rreth 272 kilometra larg bregut. Pas inspektimit, në të u gjetën rreth 1440 kg kokainë dhe 200 litra karburant. Edhe në këtë rast u arrestuan pesë persona që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të dy rastet, por nuk kanë dhënë detaje nëse kokaina i përkiste ndonjë grupi specifik kriminal në vend. Meksika është një prej vendeve kryesore sa i përket trafikut ndërkombëtar të kokainës, kryesisht për dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara. Trafikantët e karteleve përdorin rrugët tokësore dhe nëntokësore, por shpesh edhe ato detare për të shmangur autoritetet. Lufta mes karteleve por edhe me shtetin ka shkaktuar mijëra viktima në vend, shpesh edhe në qytetet turistike.