Me autobusë dhe varka drejt Parisit, spanjollët dhe anglezët pushtojnë Francën

Publikuar më: 28/5/2022, ora 13:15

Me autobusë dhe varka drejt Parisit, spanjollët dhe anglezët pushtojnë Francën

Publikuar më: 28/5/2022, ora 13:15

Të gjithë sytë e botës do të jenë mbrëmjen e sotme në “Parc des Princes” në Paris, aty ku do të luhet finalja e Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit.

Me mijëra tifozë nga Spanja dhe Anglia kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin francez, ndërsa shumë të tjerë janë duke udhëtuar me autobusë nga Madridi e Liverpooli në drejtim të Parisit.

Me birra dhe koret e tyre karakteristike, tifozëritë kanë nisur festën që në mesditë në Paris.