Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, ambasada e SHBA: Do mbahet mend kontributi i tij

Publikuar më: 28/5/2022, ora 17:22
Ambasada e SHBA 1024x576

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, ambasada e SHBA: Do mbahet mend kontributi i tij

Publikuar më: 28/5/2022, ora 17:22

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në mesazhin e saj, ambasada amerikane shkruan se kontributi i Nishanit për Shqipërinë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve do të mbahet mend nga bashkëpunëtorët dhe partnerët.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruhet në reagim.